“Skanderbeg”, filmi i parë i animuar 3D me hero shqiptar

Ideja e projektit “Skanderbeg”, lindi për faktin se të gjithë fëmijët kanë qejf personazhe, siç është edhe Spiderman.

Por do ishte shumë mirë që të kemi edhe një hero shqiptar që ata e njohin dhe i frymëzon shumë. Dhe i tillë është pikërisht heroi kombëtar Skënderbeu, i cili do të vijë në një film të animuar 3 D.

Florjan Binaj është skenarist i këtij projekti ndërsa Daniel Kordhoni është autor/producent.

Ata të dy përveçse janë miq që në fëmijëri, kanë punuar së bashku prej vitesh për këtë projekt që sikurse dhe ata e thonë tashmë po bëhet i madh dhe ka nevojë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që të finalizohet.

Personazhet do jenë me emrat e fëmijëve të tyre.

Mësohet se Binaj ka punuar rreth 2 vite me skenarin, ndërkohë në film janë gjithsej 40 personazhe.

Ky film do të jetë një epokë e re për t’u njohur ndërkombëtarisht ndërkohë do të jepen mesazhe për planetin Tokë./euronews.al

ObserverKult


florian binaj gent zenalaj

Lexo edhe:

FLORIAN BINAJ LARGOHET NGA “PORTOKALLI” PAS 18 VJETËSH, PARALAJMËRON PROJEKTIN E RI

Florian Binaj, aktori i njohur i humorit dhe shumë i dashur nga të gjithë ne ka njoftuar sot se është larguar përfundimisht nga emisioni humoristik ‘Portokalli’, pjesë e të cilit ishte prej 18 vjetësh.

Përmes një statusi të gjatë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Flori ka sqaruar për miqtë, ndjekësit dhe mbështetësit e tij edhe rrugëtimin e ri të cilin do të ndërmarrë, që ka të bëjë me një mision, i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, transmeton ‘tirananews.al’.

Postimi i Florit:

Të dashur miq, kolegë, fansa të Portokallisë në të gjithë botën.

Pas 18 vitesh, vendosa të jap dorëheqjen dhe të largohem nga Portokallia, rrjedhimisht edhe nga TopChannel.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult