Skena e muzikës elektronike të Kosovës bashkëpunon për çmimin e “Ambasadorit”

Përgatitjet janë duke u zhvilluar për mini-jubileun, edicioni i pestë i Çmimit “Ambasador i Muzikës Elektronike”, i cili do të mbahet në Opati, Kroaci.

Jepen mirënjohje për arritjet në vitin kalendarik 2020. Meqenëse viti ka kaluar kryesisht pa shfaqje në klube, koncerte dhe festivale, këtë vit priten ndryshime të shumta edhe në kategori dhe zgjerimit të projektit në dimensione të reja.

Çmimi “Ambasadori i Muzikës Elektronike” do të shpërblejë autorët e muzikës elektronike dhe përmbajtjes digjitale në një masë më të madhe. Themeluesi i çmimit “Ambasador”, Goran Tomasheviq, tha se meqenëse këtë vit klubet nuk kanë punuar, atëherë kategoria do t’i referohet kryesisht prodhimit të muzikës elektronike.

“Meqenëse nuk ka pasur klube, kategoria kryesisht do t’i referohet prodhimit të muzikës elektronike, mediave dhe ngjarjeve në internet. Këtë vit do të kemi rreth 20 kategori në Kroaci dhe midis 6 dhe 8 kategorive për rajonin që do të lidhen me skenën rajonale, BeH, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia Veriore, Sllovenia dhe Serbia”, thotë themeluesi i çmimit “Ambasador”, Goran Tomasheviq, transmeton ‘zeri.info’

Ndërkaq, Andin Badivuku, drejtori i agjencisë “Next Level” nga Prishtina, u shpreh i lumtur që në këtë edicion të “Ambasadorit”, përfaqësuesit e skenës së klubeve të Kosovës do të përfshihen në disa kategori rajonale. “Jam shumë i lumtur që në këtë edicion të Ambasadorit, përfaqësuesit e skenës së klubeve të Kosovës do të përfshihen në disa kategori rajonale. Ne gjithashtu do të paraqesim festivale dhe ngjarje në të cilat kemi kontribuar që kultura e klubeve të Kosovës të jetë gjithmonë paralele me kulturën muzikore rajonale dhe elektronike”, tha Badivuku.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar për të enjten, me 18 mars 2021.

Në përputhje me mundësitë epidemiologjike, të gjithë pjesëmarrësit do të informohen në kohën e duhur për një datë të re të mundshme, nëse tubimet më të mëdha janë ende të ndaluara gjatë muajit të tretë. Aplikimet publike për projekte për ciklin para-nominimit të Çmimit të pestë të “Ambasadorit” fillojnë të martën, me 26 janar dhe zgjasin deri të premten, me 5 shkurt 2021.

Projektet mund të paraqiten nga promovuesit e projektit, bashkëpunëtorët, miqtë dhe fansat. Projektet nuk mund të paraqiten nga anëtarët e paracaktuar të Grupit Punues të Ekspertëve të cilët propozojnë kandidatë për anëtarë të jurisë së muzikës. Një lidhje me aplikimet dhe rregullat do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të “Ambasadorit”.

Çmimi “Ambasador i Muzikës Elektronike” është një projekt i cili ka filluar në 2016 nga të rinjtë e Kroacisë të mbledhur rreth portalit “Klubskascena”, i cili më pas festoi 15 vjet të funksionimit, dhe që nga viti 2001 ka qenë mediumi më i famshëm i skenës së muzikës elektronike në Kroaci dhe rajon.

Si i pari i këtij lloji në kulturën muzikore kroate, çmimi u jepet artistëve të skenës elektronike për arritjet në 12 muajt e fundit. “Ambasadori” inkurajon projekte, programe dhe autorë të rinj, shërben si një platformë që kujdeset për krijuesit e rinj në skenë .

Qëllimi i “Ambasadorit” në Kroaci është të zhvillojë programin e veprimtarisë nga viti në vit në një konferencë muzikore shumë-ditore vendase, rajonale dhe më pas ndërkombëtare me një efekt pozitiv mbi artistët vendas dhe rajonalë si një urë organizative që lidh muzikantët globalë./zëri