Skënder Berisha: Mikut

Po miku im,
Atdheu në orën e së vërtetës, nuk mungon por ka mungesa!

Se besa, besimi dhe besimtari e do besnikun,
Se shpresa, të shpresuarit dhe shpresëdhënësi e do shpresëplotin,
Se qëndresa, të qëndruarit dhe qëndrimtari e do qëndrestarin.

Asgjë nuk është më njësoj, miku im.
Besë, shpresë, qëndresë!

Edhe mund të jetë e të bëhet më mirë se sa e mendojmë.
Jeta ka shumë befasi me fshehtësi.