Skënder Gjinushi: Shkenca ka mbetur në hije këto 30 vite. Akademia ka tri projekte për albanologjinë, mes tyre edhe fjalori i madh

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tha se janë shtuar komisionet dhe njësitë e kërkim-studimit në Akademinë e Shkencave ndërsa theksoi se aktualisht janë pesë njësi të tilla, të cilat kanë një rol nxitës për kërkime.

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj foli për projektet dhe vështirësitë e kësaj akademie.

Gjinushi tha se janë shtuar komisionet dhe njësitë e kërkim-studimit në Akademinë e Shkencave ndërsa theksoi se aktualisht janë pesë njësi të tilla, të cilat kanë një rol nxitës për kërkime.

“Pranë Akademisë së Shkencave funksionojnë mbi pesë njësi të kërkim-studimit që mbulojnë fushat më interesante dhe ambicioze, në Shkencat Natyrore Teknike, për energjetikën, nanoteknologjinë, bioteknologjinë, gjenetikën dhe inteligjencën artifiviale.

Krahas tyre Akademia ka 9 komisione në të cilën përfaqësohen jo vetëm akademikë, por dhe doktorë shkencash.

Pranë Akademisë kanë ushtruar aktivitet grupi i profesoratit të instituteve e shkollave të larta. 133 anëtarë komision, 83 janë të ardhur.”-tha Gjinushi.

I pyetur për atë që e pati thënë 2019 kur u zgjodh si drejtues i këtij institucioni, se Akademia e Shkencave duhet të reformohej në nivel shkencor dhe se në çfarë niveli është sot, Gjinushi tregoi disa detaje mjaft interesante.

“Shkencat Natyrore Teknike kanë njësi nanoal, me 26 nëngrupe, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e njëjta gjë me biologjinë, e njëjta gjë duam dhe me energjetikën.”-tha Gjinushi.

Ndër të tjera, Gjinushi tha se tre projekte të mëdha janë në drejtim të albanologjisë.

“Enciklopedia, historia, që sa herë shkruhet, pasqyrohen dhe të rejat, si për zbulimet, apo teza të konsoliduara, apo këndvështrime mbi të kaluarën. Historia si rregull fillon të shkruhet pas 70 vitesh.”-tha Gjinushi.

Se kur do përfundojë si proces, Gjinushi deklaroi se iniciativa të tilla, shkruajtja e një historie të sintetizuar, prej 2 mijë faqesh, në 2023 do të jetë gati.

“Ne rëndësi i japim pjesës albanologjike, nga origjina e shqiptarëve, ilirët, pellazgët, shqiptarët. Në zbulim ka një rishikim të gjërave, konsolidim nga albanologët shqiptarë, pasqyrohen edhe në Kuvend. Në Shqipëri u zhvillua një kuvend i studimeve albanologjike dhe me pjesëmarrjen e albanologëve kudo qofshin.”-tregoi Gjinushi.

Projekti tjetër është fjalori i madh, ku sipas Gjinushit Akademia e Shkencave ka pasur një rol shtytës dhe do të punojnë mbi 30 gjuhëtarë dhe specialistë të fushës. Ndër të tjera Gjinushi deklaroi se Akademia e Shkencave duhet të merret me koordinimin e përbërjes së saj dhe se çdo universitet është i përfaqësuar.

“Akademia ka rol jo diktues, por koordinues, në shkencë nuk dikton dot se gjithëkush do bëjë atë që don vetë. Duhen bërë së bashku. Universitetet tona do lidhen me ato simotra.”-tha Gjinushi.

Ndërsa i pyetur se a është e mbivlerësuar apo nënvlerësuar Akademia e Shkencave në 30 vite, Gjinushi tha se shkenca ka mbetur më në hije.

“Reforma e 2007 nuk ishte për ta mbështetur, por reformë për ta dëmtuar.”-tha Gjinushi./Report Tv

ObserverKult


Lexo edhe:

RISHKRIMI I HISTORISË SË SHQIPËRISË/PLASARI: AKADEMIA E SHKENCAVE DUHET TA BËJË, POR TË MOS IMPONOHET ME DHUNË

Historiani Aurel Plasari është përfshirë në debatin për rishkrimin e historisë së Shqipërisë.

I ftuar emisionin “Opinion” në Tv Klan, Plasari është shprehur se është i mendimit që historia mund të rishkruhet, pasi dalin në dritë fakte të reja dhe shikohet e shkuara ndryshe.

“Një pjesë e shqetësimit që lind sot është me tekstet që do të prodhojë Akademia e Shkencave. Unë nuk jam pjesë e atij grupi punë në Akademinë e Shkencave, por i takon që të bëjë këtë gjë, nuk është për të bërë promovime dhe funerale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult