Si sot më 19 janar 1900 u lind arsimtari, publicisti, gazetari, përkthyesi dhe dramaturgu Skënder Luarasi.
Aktivitetin letrar Luarasi e ka nisur që në moshën 17-vjeçare. Ka qenë redaktor e përgjegjës në revistat “Studenti” në SHBA në 1920-ën, “Djalëria” në Austri në vitet 1927-1928 dhe kryeredaktor i revistës “Vullnetari i Lirisë” në Spanjë në vitin 1937.
Në vitet ’39-’44 vuajti në kampet e përqendrimit në Francë. Në mars të vitit 1945 kthehet në atdhe ku punon si mësues i Kryqit të Kuq Amerikan në Elbasan. Qe deputet në vitet ’46-’50 e më pas nisi punën në ndërmarrjen e botimeve të Institutit të Shkencave.
Luarasi ka marrë dy vlerësime të dhëna nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë “Për veprimtari partiotike të Klasit të I-rë” në vitin 1992 dhe Urdhrin “Nder i Kombit” në vitin 1996./ATSH
____________________
Lexo edhe:
PËRKUJTOHET ERNEST KOLIQI, SHKRIMTARI DHE PUBLICISTI I NJOHUR
Është përkujtuar ndarja nga jeta e shkrimtarit Ernest Koliqi. Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë solli në vëmendjen këtë figurë të rëndësishme të letrave shqipe.
Më 15 janar 1975 u nda nga jeta Ernest Koliqi, shkrimtar, përkthyes, studiues i letërsisë, publicist e botues. Ernest Koliqi lindi në qytetin e Shkodrës, ku ndoqi Kolegjin Saverian të Jezuitëve dhe më pas vijoi shkollimin në Arice të Lombardisë. U kthye në Atdhe në vitin 1922, ku u integrua shpejt në jetën kulturore dhe politike të vendit, si veprimtar i shoqërive “Bashkimi” e “Atdheu”.
Gjatë viteve 1933-1937 ndoqi studimet e larta për letërsi në Universitetin e Padovas. Në vitet e pushtimit italian u emërua ministër i arsimit. Në vitin 1943 largohet nga Shqipëria për të marrë drejtimin e katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin “La Sapienza”, Romë, ku qëndroi deri në fund të jetës. Ernest Koliqi është autor i mjaft veprave letrare si: “Kushtrimi i Skënderbeut”…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult