“Ardhka një moshë, e dashur!”, Leka Sefla lexon Skënder Rusin

Skënder Rusi: Ardhka një moshë, e dashur

Ardhka një moshë, e dashur,
Kur dashuria qenka më e bukur.
Tani ti s’je më e re,
Por ja që u dashke më shumë!

Çdo fije floku t’u thinj,
Je bërë e bardhë, dëborë,
Por dua prapë, si dikur,
T’i prish e t’i kreh ata flokë!

Ndonjë edhe mund të qeshë.
Ndonjërës mund t’i duket përrallë.
Por ja që ndodhka në jetë
Të luash dhe me flokët e bardhë!

Me dridhje edhe më të madhe,
Se ajo që ke ndier dikur…
Ardhka një moshë, e dashur,
Kur dashuria e paska një kulm!