Hyra brenda vetmisë
së një gruaje,
Si brenda një shtëpie
të braktisur!
Dorezat e dyerve
ishin ende të ngrohta,
Nga prekja e duarve
që kishin ikur.
Ato ishin vazhdimi
i duarve të saj,
(me to ajo ndërtonte
përqafimet!)
Ndërsa tani lëvizin
si skelete në ajër,
Në gjysmë terrin
e kësaj shtëpie!
Këtu nuk hyn
asnjë rreze drite,
(shtëpi pikëllimi,
pa asnjë dritare!)
Veç një qiri
që është duke vdekur,
Hedh dritë mbi këtë natë
të madhe!