“Skllavi’ besnik” ruan gjurmët e mjeshtrit

Ekspertët e muzeut “Victoria dhe Albert” (V&A) në Londër, kanë zbuluar ato që mund të jenë, në fakt, shenjat e gishtërinjve të Mikelanxhelos, në një skulpturë dylli që i atribuohet artistit të Rilindjes.

Stafi e bëri këtë zbulim në episodin e parë të sezonit të ri të “Sekretet e muzeut”, një seri dokumentare e “BBC Two’ për V&A.

Siç raporton David Sanderson, për “London Times”, ekspertët e bënë zbulimin pasi zhvendosën statujën, të titulluar “A Slave” – “Një skllav”, nga një galeri në magazinën më të ftohtë nën tokë, ndërsa muzeu ishte mbyllur gjatë pandemisë.

Për” The Times”, kuratori me përvojë, Peta Motture, thotë se modelet e dyllit “fillojnë të djersiten dhe duken të pakëndshme”, ndërsa temperaturat rriten, që do të thotë se punonjësit shprehin shqetësimi për sigurinë e veprave të artit, gjatë ditëve të nxehta verore.

Ai shton, se, “galeritë janë në jug, gjatë sitnës së verës, duhet të ketë temperatura të qëndrueshme.”

Kur stafi ekzaminoi statujën, pas pesë muajsh në ruajtje, panë gjurmë të vogla gishti, në pjesën e pasme të statujëzës. Studiuesit pretendojnë se ndërrimi i temperaturave dhe niveli i lagështisë, kanë sjellë ndryshime në përbërjen kimike të dyllit, duke e bërë shenjën eedhe më të dukshme.

“Është emocionues fakti që, një gjurmë nga mjeshtri Mikelanxhelo, të ketë mbetur ende në dyll”, – deklaron Motture.

“Shenja të tilla, janë dëshmia e pranisë fizike të artistit procesit krijues. Është vendi ku mendja dhe dora, shkrihen… Ndaj gjurmët e gishtërinjve, sikur na afrojnë drejtpërdrejt me gjeniun.”/konica