Festivali ndërkombëtar teatror Skupifestival nis edicionin e 18-të me radhë nga data 14 deri më 19 tetor në hapësirat e Teatrit shqiptar- Shkup.
Hapja solemne bëhet të hënën më datë 14 tetor në orën 20 në skenën e Teatrit shqiptar- Shkup, me Teatrin kombëtar të Kosovës nga Prishtina me shfaqjen “1984”, nga autori Xhorxh Orvell, në regji të Igor Mendiski, si dhe interpretim të Adrian Morina, Arta Selimi, Basri Lushtaku, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpejtim Kastrati, Xhejlane Godanci, Ylber Bardhi.
Të martën më datë 15.10.2024 po në orën 20 në Teatrin shqiptar Shkup vazhdojmë me shfaqjen “Nyja e Gidionit” prodhuar nga Produksioni Intrermeco dhe Mess Sarajevë – Bosnje dhe Hercegovinë. Autor janë Xhona Adams, regjia Selma Alispahiq, ndërsa në role: Selma Alispahiq, Xhana Xhaniq/ Helena Vukoviq.
Më datë 16 tetor të mërkurën vjen në programin e edicionit të 18-të shfaqja “Fëmijët nga Pluhuri” e prodhuar nga produksioni teatror Tula Limnaios nga kryeqyteti gjerman Berlin. Koncepti dhe koreografia: Tulla Llimaios, performojnë: Hironori Sugata, Françeska Bedin, Karolina Kardash, Amandin Llamuru, Laura Beshi, Feliks Dipin, Daniell Hernandes Alfonso, Eno Kllajnhandin.
Të enjten në orën 20, shfaqet “Ditari i Nizhinskit”, përgatitur nga Produksion L’ Amphitheatre &Oh DA! nga Bukureshti i Rumanisë. Autore Ema Nikollova, regjia Mallina Andrej, në interpretim të aktorit nga Manastiri Fillip Ristovski i cili jeton dhe vepron në Rumani.
Të premten më datë 18 tetor, në program do të jetë “Performimi me maskë”. Skupifestival në bashkëpunim me dramaturgen dhe regjisoren Senem Xhehver nga Turqia, FNT Skupifestival Shkup sjell punëtorinë teatrore për interpretimin me maskë, ku pjesëmarrës do të jenë sdudentë, aktorë të rinj si dhe të interesuar të tjerë.
SkupiFestival, çdo vit sjell shfaqje nga më të ndryshmet. Festivali ka karakter garues dhe ndan një çmim për shfaqjen më të mirë të festivalit.
Juria që do të ndajë këtë çmim për këtë edicion është në përbërje: kritikja e teatrit Handan Salta nga Turqia, aktoret Drita Kaba Karaga dhe Keti Donçevska- Iliq nga Maqedonia.
Festivali do të mbyllet më datë 19 tetor po në teatrin shqiptar Shkup me shfaqjen “Grimca Elementare” të autorit Mishel Vellbek, regjia Kris Sharkov, në role Teodora Duhovnikova, Zhaklin Daskallova, Dimitar Nikollov, Martin Dimitrov, Elena Ivanova, Sllavena Zajkova, Darina Radeva, prodhuar nga teatri kombëtar bullgar Ivan Vazov.
ObserverKult
kliko edhe;
Seriali Emily in Paris “përplas” Makronin me kryetarin e Romës
“U harrova nga të gjithë”- kur aktorja shqiptare, tashmë e ndjerë, tregonte për vuajtjet e saj
Dashuria e madhe e Margarita Xhepës, aktorja rrëfehet si rrallë herë për bashkëshortin e ndjerë