“Sofat”, festivali që gjallëroi jetën rurale të Libohovës

Sofat” festivali kushtuar pasurisë kulturore të jetës rurale mblodhi vizitorë të shumtë gjatë fundjavës që lamë pas. Në fshatin Libohovë të Gjirokastrës.

Ky festival i kthyer tashmë në traditë solli përgjatë dy ditëve. Vlerat e larmishme të zonës së Asim Zenelit, Libohovës e në përgjithësi qarkut të Gjirokastrës.

Banorët e zonës, por edhe vizitorë të shumtë patën mundësi të vizitojnë. Baxho e ferma kuajsh të gatuajnë me njerëzit e zonës. Dhe mbi të gjitha shijuan tingujt e muzikës moderne dhe popullore.

Po ashtu, ata u angazhuan me aktivitetet e fshatit. Si mbledhja e frutave, zierja e rakisë dhe verës, etj. Kjo sepse “Sofat” është një festival kushtuar stilit të jetesës. Shijeve dhe identitetit të fshatrave të jugut të Shqipërisë.

Të apasionuarit pas turizmit kulturor zhvilluan ture kulturore në Labovën e Kryqit. Teqenë e Melanit, Kalanë e Libohovës. etj.

Takim në kujtim të Moikom Zeqos

Ndërsa në oborrin e shtëpisë muze u zhvillua një takim në kujtim të Moikom Zeqo. Shkrimtar, historian, kërkues dhe intelektual me origjinë nga Libohova.

Ky festival u vlerësua edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. E cila thekson se. “Shqipëria është një sënduk me thesare të pazbuluara”./ATSH

LEXO EDHE: Gjirokastra, qyteti që u vlerësua për arkitekturën, historinë dhe traditën e saj

Më 15 korrik 2005 Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. E vlerësuar për arkitekturën, historinë dhe traditën e saj.

Bashkë me Beratin këto dy qytete historike janë ruajtur mirë. Dhe është investuar vazhdimisht në restaurimin e ndërtesave unike.

U ndërtua nga pronarët e mëdhenj të tokave

Gjirokastra dëshmon për pasurinë dhe diversitetin e trashëgimisë urbane. Dhe arkitektonike të vendit.

Sipas përshkrimit të bërë nga vetë UNESCO, Gjirokastra është ndërtuar nga pronarët e mëdhenj të tokave. Rreth kalasë antike të shekullit të XIII. Qyteti ka shtëpi me frëngji që janë karakteristike të rajonit të Ballkanit…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU