Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër vitin e fundit. Këtë shifër e konfirmon sondazhi i Euronews Albania dhe saktësisht është 65,9 përqind.
Megjithatë krahasuar me të dhënat e një viti më parë kjo shifër është ulur ndjeshëm.
Të pyetur po në të njëjtën mënyrë, 1 vit më parë ishin 75 përqind e shqiptarëve ata që nuk kishin blerë asnjë libër, shifër kjo ndjeshëm më e lartë se këtë vit.
Ndërsa të pyetur se sa libra kanë lexuar këtë vit, 61 përqind u përgjigjën “asnjë” dhe me radhë më pas afërsisht 14 përqind një libër, 17 përqind dy-tre libra dhe vetëm 5 përqind deri në 5 libra./EuronewsAlbania
ObserverKult
Lexo edhe:
PREKËSE: DJALI I TINKA KURTIT HUMBI JETËN PAS BISEDËS NË TELEFON ME AKTOREN E MADHE, NËNËN E TIJ
Aktorja e madhe, Tinka Kurti, ka humbur kohë më parë djalin e vetëm. Zef Kurti kishte u nda nga jeta në Kanada ku jetonte prej vitesh.
Akademiku Përparim Kabo pati shpërndarë një mesazh ngushëllimi dhe tregoi bisedën me Tinkën.
Ajo i kishte treguar se i biri kishte humbur jetën, vetëm disa çaste, pasi kishin komunikuar në telefon.
Postimi i Kabos ne rrjetin social:
Është e vërtetë biri i vetëm i artistës së madhe Tinka Kurti ka ndërruar jetë në Canada në kushte natyrore…pas një telefonate që kishte bërë me të ëmën Tinkën, disa orë më pas duke larguar borën…
Unë bisedova me Tinkën …ishte për mua shumë e vështirë por dhe për të…mezi priste të udhëtonte drejt Canadasë…
Ministria e Punëve të Jashtme ka treguar kujdes të mënjehëreshëm për udhëtimin drejt Canadasë…Biseda me të ishte ishte shumë dhimbshëm ku dëgjova përjetimin e një nëne që lëshoi piskamën e thellë…Më ka vdekë djali..ku ku…!
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult