Sonte duke filluar nga ora 21:00 do të mbahet nata finale e festivalit të “Kënga Magjike”.
Kujtojmë se më 26 dhe 27 maj u mbajtën netët gjysmëfinale ku sukses shënoi kategoria New Artist, po ashtu edhe kategoria Big e cila solli në skenë emrat më të njohur të muzikës shqiptare.
Përveç kësaj, në “Këngën Magjike” nuk munguan edhe artistë ndërkombëtarë. Prezantuesja në krah të Ardit Gjebreas, Marsela Çibukaj duket se po i jep magji këtij festivali.
Festivali “Kënga Magjike” mbahet që nga viti 1999, si një alternativë ndryshe, një koncept i ri, një kontribut tjetër në muzikën e lehtë, duke u bërë kështu një prej eventeve më të rëndësishëm në historinë e muzikës shqiptare.
Pothuaj të gjithë artistët shqiptarë, e kanë prekur magjinë e kësaj skene. Prej vitit 2016, struktura e festivalit ka ndryshuar, duke shtuar edhe kategorinë New Artist.
Pas 20 vitesh eksperiencë, ky edicion sjell të rejat që janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku; mënyra e votimit dhe të kënduarit live.
LEXO EDHE: Artistët e rinj që u bënë ‘Big’ në natën e dytë të “Kënga Magjike 2021”