Sonte finalja e Sanremo 2021, pretendent për çmimin e parë- Ermal Meta

Finalja e edicionit 71-të Sanremos do të transmetohet sonte. Në skenën e Ariston do të performojnë live 26 këngëtarët ‘big’, të cilët janë në garë për çmimin e madh.

Fituesi i këtij edicioni të pazakontë që zhvillohet nga data 2 mars, nën zbatim me rregullat për pandeminë COVID- 19 pa publik. Do të shpallet sonte në mbrëmjen e drejtuar nga Amadeus dhe Fiorello. Ndërsa, nuk do të mungojnë as artistët të njohur nga bota e muzikës, sportit edhe modës. 

Aktorja Serena Rossi, aktorja edhe këngëtarja Tecla Insolia dhe gazetarja Giovanna Botteri janë tre gratë që do të bashkëdrejtojnë me drejtorin artistik. Lojtari i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, ikona e muzikës pop Achille Lauro dhe edhe e ftuara speciale Ornella Vanoni do të jetë duet me fituesin e Festivalit të vitit 2017 Francesco Gabbani.

Këta edhe të tjera emra të njohur do të shoqërojnë sonte këngëtarët që do të këndojnë në skenën e Ariston. Ku mes 26 artistëve big: Annalisa me “Dieci”, Arisa me  “Potevi fare di più”, Gaia me “Cuore amaro” edhe Ermal Meta me “Un milione di cose da dirti”.

E cilësuar nga mediat italiane si një këngë dashurie shumë e thjeshtë dhe poetikja. Që shpreh në mënyrë universale gjithçka. Me forcën e thjeshtësisë: Ermal Meta është një nga pretendente kryesorë të çmimit të parë në Sanremo 2021.

Ermal Meta interpretoi me Orkestrën Mandolin të Napolit kryeveprën e Lucio Dalla-s, “Caruso”. Dhe fitoi edhe mbrëmjen e dueteve të Festivalit Sanremo 2021. Këngëtari, tashmë fitues i festivalit në 2018 i shoqëruar me Fabrizio Moro. I cili u rendit i pesti dhe në Eurovizion, u votua si më i miri nga orkestra.

Ndërsa, fituesi i propozimeve të reja është Gaudiano me këngën “Polvere da sparo”. Të cilën ia dedikon të atit që prej dy vitesh se ka më./shqiptarja.com

LEXO EDHE:
ERMAL META NË KRYE TË KLASIFIKIMIT EDHE NË NATËN E DYTË TË SAN REMOS
“ISHA 13 VJEÇ DHE HUMBA JETËN QË KISHA”, RRËFEN ERMAL META