
Edicioni i 26-të i Javës së Frankofonisë në Kosovë do të hapet sot në Prishtina, në orën 20:00, në Kino Armata.
Ceremonia e hapjes do të nderohet me fjalimet e Olivier Guérot, Ambasador i Francës në Kosovë, si dhe të Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.
Në kuadër të hapjes, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një performancë muzikore frankofone nga artistja Linda Rukaj, e shoqëruar nga pianisti Antonio Fjerca.
Gjatë kësaj jave do të prezantohet një program i pasur me aktivitete kulturore, artistike dhe edukative, të cilat synojnë promovimin e gjuhës dhe kulturës frankofone në Kosovë./rtklive
ObserverKult
Lexo edhe:






