Sonte kam ëndërruar të kthehem te ti…

kant lumtur

Shkrimtari amerikan Henri Miller dhe shkrimtarja franceze, Anais Ninedhe pse të dy të martuar, asgjë nuk i ndali të përjetonin një romancë e cila i frymëzoi njëjtë.

Ishte viti 1932 kur të dy u takuan në Paris. Një dashuri me shikim të parë brenda hojeve të çmendurisë dhe epshit. Lidhja e tyre intime zgjati disa vjet.

Në vazhdim do t’ju paraqesim një nga letrat që Anais ia dërgoi Henrit:

“Henri,

O i dashuri im i shtrenjtë, grise letrën që të kam dërguar sot. Midis përkëdheljeve të Hugos, të dëshiroj dëshpërimisht. Dua fuqinë dhe butësinë tënde.

Dua duart e tua, gjithçka. Nuk e kupton se çfarë gjërash kujtoj dhe dëshiroj? Por e gjithë kjo situatë më çmend kur imagjinoj, ndiej ose kur të shkruaj gjithë këto gjëra me fytyrën e Hugos të gozhduar mes meje dhe letrës.

“Zemër, çfarë shkruan? Çfarë mendon? Më dashuron?”

E gjithë kjo situatë po më mundon dhe paralizon, Henri. Sonte kam ëndërruar të kthehem te ti, ndoshta do të doje të vije në Louvrein?

Do të jemi vetëm në shtëpi. Henri, Henri, nuk më hiqesh nga mendja.

Kam në kokë ditët tona në pyll dhe netët në Klissi. Nuk ka rëndësi asgjë. Dua vetëm që të kesh ndjenjën se unë të dashuroj.

Anais”.

Paris, 1932

LEXO EDHE: Letër dashurie: Asgjë s’ka ndodhur ashtu siç e imagjinonim…