reklamë

“Sonte kam premierë”, poezi nga Mim Marjanaku

Në dhomën e grimit
mendja e pabesë
bredh çarçafëve
ku bëra provat e fundit.

Poshtë një strehe
që fshikullohet
prej breshëri mazokist.

Kur “Orient Express”
u bë treni i pamundësisë.

Kur nga mungesa jote
u mbars djalli.

Kur ëndrra e thinjur
u bë edukatorja ime në pension.

Të gjitha
m’u kujtuan
para premierës.

Dritat u fikën.
Publiku po pret.

ObserverKult


Lexo edhe:

Mim Marjanaku: Sot është Pashkë