Sonte, nata e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike 2021”

Të mërkurën fillojnë netët gjysmëfinale të edicionit të 22-të të festivalit “Kënga Magjike 2021”.

Këtë vit, bashkë me producentin Ardit Gjebrea, festivali do të prezantohet edhe nga Marsela Çibukaj.

Nata e dytë gjysmëfinale mbahet nesër (27 maj), kurse finalja e madhe do të mbahet më 29 maj.

Pjesë e jurisë, këtë vit janë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti, transmeto ‘prive.al’.

Kujtojmë se fituese e “Kënga Magjike 2019” ishte Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”, ndërsa vitin e kaluar festivali nuk është realizuar.

LEXO EDHE: Pas 20 vitesh rishfaqet në “Kënga Magjike”, Çlirim Denaj rrëfen duetin “provokues” me kushërirën e tij, Eva Alikaj