Sonte në Prishtinë hapet ekspozita “Covers” e Barbara Prenkas, kuruar nga Zef Paci

Sonte në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë hapet ekspozita “Covers” e Barbara Prenkas, kuruar nga Zef Paci.

“Barbara Prenka asht nji artiste e re, e vendit dhe e ardhun, që ndonëse studimet i ka në pikturë (një art jo ngushtësisht utilitar), kësaj radhe sjell jorganin, një objekt utilitar që ka udhëtuar nga bota e artizanatit në atë të design-it dhe të artit, nga teknika artizanale në atë industriale.

Arsyeja e risjelljes sot të këtyne mbulesave gjendet në ngarkesën e fortë simbolike që ato bartin për autoren, si dhe për mëtimin e saj se objekti i artit asht një jehonë që mbetë mbrenda nesh dhe asht i thirrun parreshtun prej kërkimit tonë për identitet.” – shkëputje nga teksti kuratorial i Zef Pacit.

Hapja e ekspozitës bëhet sonte nga ora 19:00.

ObserverKult


Lexo edhe:

MEHMET KRAJA: KADARE DHE KOSOVA