Sonte në Prishtinë, Opera dhe Filarmonia e Kosovës me koncert premierë

Orkestra dhe Kori i Filarmonisë së Kosovës, si dhe Kori i Operës së Kosovës, nën drejtimin e mjeshtrit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli, do të sjellin një koncert ekskluziv, sonte, më 19 nëntor 2025, nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Koncerti organizohet në bashkëpunim me Fondacionin Domenico Bartolucci, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadës së Kosovës në Romë. Ky koncert i paraprin prezantimit të Filarmonisë së Kosovës në Romë më 23 nëntor 2025 – si pjesë e ngjarjeve në shënim të Jubileut në Vatikan. Në këtë koncert do të interpretohet oratoriumi për solistë, kor dhe orkestër “La Tempesta sul Lago” nga Domenico Bartolucci.

Kasti i solistëve përfshin emra të njohur si Besa Llugiqi (soprano, Kosovë), Ivana Hoxha (mexosoprano, Shqipëri), Carlos Cardoso (tenor, Portugali) dhe Biagio Pizzuti (bas, Itali), ndërsa koret janë përgatitur nga dirigjenti Hajrullah Syla. Pas Prishtinës, ky koncert do të mbahet në Romë, në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli, duke shënuar rikthimin e Filarmonisë së Kosovës me të dy njësitë e saj në Vatikan pas gati 10 vjetësh.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAPET EKSPOZITA “ÇKA S’SHOH” NË HANIN E DY ROBERTËVE