Sonte nga ora 19:30, në teatrin “Dodona” do të jepet premiera e shfaqjes “Ditëlindja”, me regji të Ilirjana Arifit.
“Ditëlindja” është dramë familjare, në të cilën do të luajnë aktorët: Igballe Qena, Labinot Raci, Rebeka Qena, Bislim Muçaj, Sheqerie Buçaj, Florenta Bajraktari, Alketa Sylaj.
Aktorja Igballe Qena tha se është shumë e emocionuar dhe e kënaqur me arritjet e deritashme, në kuadër të provave të kësaj shfaqjeje.
“Besoj se do të jetë tekst intrigues, shfaqje intriguese, shfaqje e bukur, që ka me i josh publikun, kushdo që vjen ka me gjetë një segment të jetës”, u shpreh ndër të tjera Qena/ rtv21.tv