Sonte premiera e shfaqjes “Vdekja dhe Virgjëresha” që flet për gratë e dhunuara

Sonte në Preshevë do të jepet premiera e shfaqjes “Vdekja dhe Virgjëresha”. Regjisorja Afeida Boriqi për RTV21 tregoi se tema e shfaqjes është shumë aktuale.

Boriqi theksoi se në këtë shfaqje flitet për dhunimin e një femre. Regjisorja tha se shfaqja “Vdekja dhe Virgjëresha” është shfaqje me shumë emocion, dramë, një shfaqje psikologjike që jep një mesazh shumë konkret.

Boriqi ndër të tjera u shpreh se përmes shfaqjes “Vdekja dhe Virgjëresha” tregohet çfarë ndjejnë gratë e dhunuara dhe çfarë force kanë për ta përballuar atë.

LEXO EDHE: Shfaqja “Mbretëreshat pa kurorë” përfaqëson Kosovën në Festivalin e Bursës