Pritjes i erdhi fundi, pasi mbrëmjen e sotme do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit. Më në fund do mund të ndjekim performancën e Albinës dhe familjes Kelmendi, të cilët do ta përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Duje”. Ishte vet Albina e cila e ftuar në “Good Morning Albanians” u shpreh:
“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Sot është momenti që të ngjitemi në skenën e madhe të Eurovizionit. Ju falenderojmë për mbështetjen e deritanishme dhe të gjithë dashninë që na keni dhënë. Vota juaj do të na dërgojë në finale. Nuk kam dyshim që do shihemi në finale sepse e di që shqiptarët e kanë zemrën e madhe. Ju duam shumë dhe faleminderit që na keni mbështetur”
Ditën e djeshme, gjatë një lidheje në “Skype”, ajo tregoi gjithashtu rreth emocioneve të skenës dhe pritshmërisë që ka për natën finale.
“Sot kemi pasur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë. Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm.
Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes. Shqip do të flas kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër… Shtetet e forta na shohin si konkurrentë. Votoni këngën “Duje”, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenarë të gjithë shqiptarët,”-tha Albina./living.al
ObserverKult
Lexo edhe:
AGIM DOÇI: ALBINA KELMENDI JO VETËM NË FINALE POR ME REZULTATIN MË TË LARTË TË SHQIPËRISË