Tashmë, ruan sharmin që e ka rrethuar me po atë ndriçim edhe në kohët e arta… Në karrierën e saj artistike, spikati menjëherë për bukurinë e pakrahasueshme, karakterin dhe pasionin për profesionin “aksidental”. Nuk do të zgjaste shumë dhe vajza e ndrojtur e periferisë do të bëhej kryefjala dhe simboli i kinemasë italiane, por do të shkëlqente edhe në Hollivud. Aktorja e famshme italiane, Sophia Loren, mbushi dje tetëdhjetë e gjashtë vjet – vite që numërojnë një mori suksesesh kinematografike.
Loren, ka lindur më 20 shtator 1934, teksa karrierën në kinema e filloi në moshën 16-vjeçare, më 1950.
Përveç çmimit të Akademisë, ajo ka fituar një çmim “Grammy”, pesë “Golden Globes” speciale (përfshirë çmimin “Cecil B. DeMille”), një çmim BAFTA, një çmim “Laurel”, Kupën Volpi për “Aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Venecie”, “Aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë” dhe Academymimin e Akademisë së Nderit në 1991.
Në vitin 1995, ajo mori çmimin “Golden Globe Cecil B. DeMille” për arritjet e jetës, një nga shumë çmime të tilla.
Në vitin 1999, Loren u emërua nga Instituti Amerikan i Filmit, ylli i 21-të më i madh femër i “Classic Hollywood Kinema” dhe aktualisht, ajo është aktorja e vetme e gjallë në listë.
Në vitin 1965, aktorja e madhe Sophia Loren do të takohej me fotografin shqiptar Gjon Mili dhe ajo çka do të pasonte, ishte një shoqëri mes një mori shkrepjesh aparati fotografik. Dy fotografitë e mëposhtme, mbajnë firmën: Gjon Mili.
Gjon Mili, kësisoj e fotografoi aktoren italiane në disa raste, gjatë xhirimeve të filmave, por edhe në pamjen ekstravagante të një prej aktoreve më të talentuara dhe më të bukura në historinë e kinemasë.