Një grua e mistershme e Los Anxhelesit me një zë engjëlli duke kënduar në metro ka prekur zemrat e mijëra personave.
Në videon e postuar nga Departamenti i Policisë në Los Angeles në Twitter, një grua me vokalin e saj befasues bëri jehonë nëpër stacion.
“4 milionë njerëz e quajnë LA shtëpi. 4 milionë histori. 4 milionë zëra … ndonjëherë duhet të ndalesh dhe të dëgjosh një, të dëgjosh diçka të bukur”, ishte mbishkrimi i videos së publikuar.
Gruaja me bishtaleca po tërhiqte një qerre të madhe dhe mban tre qese në duar, ndërsa se këndon “Puccini aria”. Video u xhirua nga një oficer policie që punonte në stacionin Wilshire dhe Normandie Purple Line.
Të dy patën një takim rastësor para se gruaja të fillonte të këndonte ëmbël.
Zëdhënësi i Metro, Jose Ubaldo thotë se nuk e kanë takuar kurrë këngëtaren sekrete më parë.
Ndërsa, identiteti i gruas nuk ishte zbuluar ende, banorët e Los Anxhelosit në Twitter vërshuan në komentet në lidhje me takimet e tyre me kantautorin. Në komentet e postimeve në Twitter, përdoruesit kanë etiketuar shfaqje televizive si ‘The Ellen Show’, ‘America’s Got Talent’ dhe madje ekzekutivi i A&R Simone Cowell. Postimi origjinal për pak kohë mori më shumë se 154,000 shikime.
Por tashmë është zbuluar identiteti i saj. Emily Zamourka është e pastreha që dhuroi performancë të jashtëzakonshme me vokalin e saj për opera në një metro në Los Angeles.
Asaj iu është ofruar një kontratë për regjistrim muzike nga producenti Joel Diamond. I nominuari për Grammy shprehu dëshirën e tij që Emily t’i bashkohet skuadrës së tij dhe të prodhojë muzikë.
Diamond tha se kënga e parë që do të publikojnë do të quhet “Parajsë” dhe do të prodhohet nga shtëpia diskografike Silver Blue Records, që ai e ka themeluar në vitin 1973.
Zamourka u bë e pastrehë pas një fatkeqësie që i ndodhi. Ajo u zhvendos në SHBA më shumë dekada më parë dhe ka marrë mësime për violinë dhe piano, por ishte sëmurë dhe ka mbetur pa shtëpi pasi nuk mund të përballonte kujdesin shëndetësor.
“Nuk doja të isha barrë për askënd,”, tha gruaja për ABC 7.
Së bashku me marrëveshjen, dy fushata GoFund kanë mbledhur mijëra dollarë për Zamourka, njëra 52 mijë dollarë dhe tjetra 32 mijë dollarë.
Ajo do mbajë një koncert në Los Angeles të shtunën./ ObserverKult