Sopranoja Ermonela Jaho, kandidate për çmimin International Opera Awards 2023

Ermonela Jaho garon mes 5 sopranove të tjera për të fituar çmimin prestigjioz International Opera Awards 2023.

Këto çmime ndahen çdo vit për të vlerësuar më të mirët e mbarë botës, në këtë fushë të artit. Një nga këto çmime, sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, e ka fituar edhe në 2016-ën.

Për herë të parë çmimet International Opera Awards u dhanë në 2012-ën dhe kishin si qëllim:

  • Të ngrejnë profilin e operës si formë arti.
  • Të njohin dhe të shpërblejë suksesin në opera.
  • Të gjenerojnë fonde për të siguruar bursa për talentet aspirante në opera nga e gjithë bota.

Gjatë gjashtë viteve të fundit International Opera Awards ka mbledhur fonde për Fondacionin e Çmimeve Opera për të mbështetur bursa për pothuajse 100 artistë aspirantë, duke përfshirë këngëtarë, regjisorë, dirigjentë etj.

Gjykimi i International Opera Awards kryhet nga një juri profesionistësh të industrisë, të kryesuar nga redaktori i revistes “Opera”, John Allison.

ObserverKult


ermonela jaho

Lexo edhe:

ERMONELA JAHO: KËTU JAM RRITUR, JANË RRËNJËT E MIA NDAJ MË MUNGON ÇDO GJË NGA SHQIPËRIA

Sopranoja e njohur, Ermonela Jaho, rikthehet në Shqipëri për të mbajtur premtimin për një seminar të dytë me të rinjtë e kantos. Për Report tv ajo rrëfen figurat që e ndihmuan në fillim të karrierës, sakrificat pas suksesit dhe pritshmëritë për profesionin tani që ka prekur kulmin skenik.

“Këtu jam rritur, janë rrënjët e mia ndaj më mungon çdo gjë nga Shqipëria”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU