Sopranoja shqiptare, në rolin kryesor të operës “Der Messias” të Mozartit

Sopranoja shqiptare në Itali, Marigona Qerkezi, ka bërë të ditur lajmin për rolin e saj kryesor në operën “Der Messias” të Mozart-it, me të cilën ajo do të hapë sezonin e vjeshtës në Teatro Grande di Brescia.

Ky lajm vjen menjëherë pas interpretimit të saj si protagoniste në rolin e “Adina”, në “L’Elisir d’amore”, veprën e parë operistike që u shfaq në Itali pas mbylljes si pasojë e pandemisë.

“E kam të vështirë t’i gjej fjalët e duhura për të përshkruar ndjesitë e mbrëmshme. Jam e stërlumtur që pata mundësinë të rikthehem për të kënduar në skenë pas kaq muajsh, të debutoja një rol aq të bukur si Adina në skenën e jashtëzakonshme të Teatro Petruzzelli si i pari në Itali që shfaqi opera komplete pas mbylljes nga pandemia, me një audiencë, e cila më riktheu në skenë me duartrokitje të forta dhe emocionuese”, shprehet Qerkezi. /Albinfo.ch

Fotografia e Marigona Qerkezi Soprano
Fotografia e Marigona Qerkezi Soprano