Bujar Kapexhiu tha se me ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota ka humbur një shkrimtar të madh.
Kapexhiu tha se gjithnjë kanë pasur biseda me humor e miqësore me shkrimtarin Kadare. Ai tha se shkrimet e Kadaresë i ka lexuar që kur ishte në gjimnaz e siç u shpreh ai në veprën e Kadaresë ndiente një fyrmën perëndimore edhe në atë kohë.
“Padyshim është një humbje e madhe. Jo vetëm Shqipëria, por bota humbi një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe e vuan këtë gjë. Kadarenë unë e njoh që në fillimet e tij si shkrimtar, kur ai filloi të shkruante.
E them me bindje se në shkrimet e Ismail Kadaresë unë kam ndier një botë tjetër, që ekziston, një botë jashtë nesh, jashtë diktaturës, jashtë errësirës. Një botë që është e lirë e në progres”,-tha Kapexhiu./euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
KUSH ISHTE ISMAIL KADARE- BIOGRAFIA E KOLOSIT TË LETËRSISË SHQIPE