Në mbarë botën, shënohet sot Dita Botërore e Teatrit. Por, këtë vit, në kohë pandemie të KoronaVirusit, aktivitetet kulturore janë pezulluar dhe as kjo ditë nuk do të shënohet me asgjë.
Kjo ditë e caktua në Kongresin e 9-të botëror të Institutit ndërkombëtar teatror – INT nga UNESCO, qershorin e vitit 1961, ndërsa, nga viti në vijim, u shënua data 27 mars – datë kjo, kur është hapur sezoni i “Teatrit të kombeve” në Paris. Sot, kjo shënohet në mënyra të ndryshme në thuajse njëqind qendra të INT-së.
Instituti ndërkombëtar teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO, SI organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese.
INT sjell shkëmbimin ndërkombëtar të njohjeve, stimulimin e krijimtarisë dhe rritjen e bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, me qëllim paqen e miqësinë mes popujve./ ObserverKult