Sot i jepet lamtumira Moikom Zeqos, i plotësohet edhe amaneti i fundit

Nga ora 10.00 kanë nisur homazhet në nderim të  Moikom Zeqos në Muzeun Historik Kombëtar.

Sipas familjarëve, kjo ishte dëshira e tij e fundit, për t’ju dhënë lamtumira në një institucion që e drejtoi për 8 vite radhazi, 1997-2005.

Moikom Zeqo u nda nga jeta 5 ditë me parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, atë të leucemisë akute.

Ndërsa sot do të përcillet në banesën e fundit. Edhe pse nuk jeton më kontributi i tij mbetet i paçmuar në letërsi, politikë, publicistikë, filozofi, arkeologji edhe pikturë.

Nga miqtë edhe kolegët Moikom Zeqo cilësohet, si një ndër intelektualët e paktë, që ia kushtoi jetën krijimtarisë, familjes, por mbi të gjitha emancipimit të politikës edhe shoqërisë shqiptare.

Gjatë viteve të fundit, ndonëse u shkëput plotësisht institucionet shtetërore, ai nuk hezitoi kurrë së qeni një zë kritik për çështje të rëndësishme për vendin, qoftë politike, të trashëgimisë kulturore edhe shumë fusha të tjera.