Sot kemi shumë “miq” dhe ndihemi të vetmuar… të vetmuar me celularin në dorë

“Ekzistonte dikur dita e Bajramit, Krishtlindjeve dhe festave tjera, dita kur familjarët mblidheshin bashkë, kur fikej televizioni dhe preferohej të bëhej muhabet në tavolinë, në mesin e gjërave të ëmbla, pemëve të freskëta dhe gatimeve të shijshme.

Bajrami, Krishtlindja, dita e tavolinës së mbuluar me mbulesën më të mirë dhe të shtruar me gjërat më të mira. Pranë vetes vendosej gota e pijes, në vend të celularit. Atëherë kur urimet thuheshin më zë dhe përdoreshin telefonat e shtëpisë për urimet në largësi. Ishte dita e përqafimeve të vërteta dhe shtrëngimeve të ngrohta të duarve, jo e mesazheve klishe apo e etiketimeve në postimet “e thata” të rrjeteve sociale.

Ishte dita kur ia dinim kuptimin, e ndjenim Bajramin dhe Krishtlindjen dhe e jetonim Bajramin e Krishtlindjen. Sot kemi shumë “miq” dhe ndihemi të vetmuar… të vetmuar me celularin në dorë. Të vetmuar ndër miliona zemra të tjera të vetmuara që nuk e ndiejnë më magjinë e Bajramit, Krishtlindjes dhe festave tjera”./bota.al

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

FESTA E GJON PAGËZORIT DHE RITUALET SIMBOLIKE TË ARBËRESHËVE

Në kuadër të ditës së Shën Gjon Pagëzorit më 24 qershor në shumë qendra arbëreshe festohet Festa e Gjon Pagëzorit, në mënyrë simbolike me veprimtari të cilat i përngjasojnë ritualit të parë të pagëzimit.

Në Barile në nderim të kësaj feste, vajzat e vogla arbëreshe pagëzojnë kukullat dhe amvisat gatuajnë biskotat tradicionale.

Shkrimi i botuar në vitin 2016 tregon për historinë e Teresa Suozzo-n. Asokohe ajo ishte një vajzë 9-vjeçare arbëreshe, e cila është e bija e një shqiptareje të emigruar në Itali në vitet ’90, dhe me baba arbëresh.

Teresa është protagoniste e ritualit “Battesimo delle bambole” (Pagëzimi i kukullave) që në arbërisht njihet si “Puplet e Shenjanjet”, traditë e vjetër arbëreshe që përtërihet çdo vit më 24 qershor.

Që në mëngjes herët Teresa ka mbërritur në shtëpinë e mësuese Giovina Paternoster, presidente e Shoqatës Ndërkulturore Arbëreshe në Barile, për të mësuar se si ta ndërtojë kukullën e saj, e cila më tej do të kalojë nëpër ritualet e pagëzimit, që në mënyrë simbolike realizohet me një të puthur të Teresës së vogël, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

Më tej mamatë e vajzave të vogla i gostisin ata me bisktotat e realizuara sipas një recete të lashtë që përkon në përmbajtje me prodhimet që…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult