Sot në Bibliotekën Kombëtare: “Homazh për Ali Podrimjen”

homazh ali podrimja

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe portali për kulturë, letërsi dhe art, ObserverKult, organizojnë manifestimin poetik HOMAZH PËR ALI PODRIMJEN.

Aktori Bislim Muçaj lexon poezi të zgjedhura të Ali Podrimjes në përcjellje instrumentale të violonistes Alkesta Gllogjani. Ndërsa me vargjet e tyre paraqiten:
Adem Gashi,
Ilire Zajmi,
Halil Matoshi,
Imer Topanica dhe
Alketa Gashi Fazliu.

Po ashtu hapet ekspozita dhe promovohet katalogu:
“Ali Podrimja në 80-vjetorin e lindjes”.

Manifestimi mbahet në hollin e Bibliotekës Kombëtare, duke filluar nga ora 20:00.