Sot në Festivalin Poetik të Prishtinës/ Debat tematik, promovim libri…

Në ditën e dytë të Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, do të ketë debat tematik, promovim libri…

Ditën e dytë të Festivalit Poetik të Prishtinës, më 22 janar, do ta fillojmë me debatin tematik me temën “Letërsia në epokën e Inteligjencës Artificiale”.

Të ftuar në këtë debat janë: Gëzim Aliu, Meliza Krasniqi dhe Ndue Ukaj.

Debati do të moderohet nga Donika Dabishevci.

Në vazhdim do ta kemi promovimin e librit “Letra nga burgu & ese tjera” të Halil Matoshit, botuar nga SH.B. “Littera”

Për librin do të flasin Dritan Dragusha dhe Pal Shtufi.

Programi fillon nga ora 18:00 dhe mbahet në Termokiss.

Ndërsa dje Dita e parë e festivalit ju kushtua Letërsisë Shqipe në Mal të Zi: duke filluar me një Homazh artistik në nderim të profesorit, shkrimtarit e studiuesit, Basri Çapriqi, për të vazhduar me pjesën e dytë ku u shpalos mendimi kritik e studimor për Letërsinë Shqipe në Mal të Zi dhe tutje në pjesën e tretë me lexime poetike nga krijimtaria e Esad Mekulit dhe Rexhep Qosjes dhe pjesa e katërt vazhdoi me Orën e madhe poetike.

Para publikut u paraqitën: Sali Bashota, Haxhi Shabani, Ismet Kallaba, Hajro Ulqinaku, Nikollë Berishaj, Mark Pashku, Ali Daci, Nevila Nikaj, Gjergj Filipaj, Flutur Mustafa, Ardita Rexha, shoqëruar nga aktorët dhe artistët: Artan Geca, Naim Berisha, Shpëtim Selmani, Denik Prizreni, Astrit Stafai dhe Artan Rexhepi.

ObserverKult


Lexo edhe:

Të mërkurën nis Festivali Poetik i Prishtinës/ Programi i Edicionit IV