Sot në Festivalin Poetik të Prishtinës do të mund të ndiqni…

Në ditën e katërt të Festivalit Poetik të Prishtinës do të ketë promovim libri, orë poetike…

Në ditën e katërt të Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, më 24 janar, kemi të ftuar:

– shkrimtaret Majlinda Bregasi dhe Mimoza Veliu.

– do të promovojmë librin e Imer Topanicës, “Pranverat që ikin”,

– poetët Vig Shpuza, Linditë Ramushi Dushku, Arbër Salihu dhe Sami Hajra.

Ju mirëpresim më 24 janar, duke filluar nga ora 18:00, në Termokiss!

Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënon edicionin e katërt. Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.

Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

ObserverKult


Lexo edhe:

Të mërkurën nis Festivali Poetik i Prishtinës/ Programi i Edicionit IV