Edicioni i 21-të i Festivalit ndërkombëtar të dokumentarëve dhe filmave të metrazhit të shkurtër, Dokufest, fillon sot.
Dokufesti do të zgjasë nga kjo e premtë në të premten tjetër duke ofruar rreth 200 filma të metrazhit të shkurtër, nga anëembanë bota.
Gjithashtu, në kuadër të festivalit ka edhe shumë punëtori, konferenca, diskutime, master class-e dhe ligjërata e të cilat do të jenë falas.
Biletat tashmë janë në shitje, ku ato për filma do të kushtojnë 3 euro, ndërkaq ato për muzikë kryesisht 5 euro.
Në programin për edicionin e 21-të do të jenë 250 filma në tetë kategori garuese, të cilët do të shfaqen në kinematë e Prizrenit.
ObserverKult