Filmi “Exil” nga Visar Morina sot do ta ketë premierën evropiane në Berlinale. Premiera do të shfaqet nga ora 15:30 në kinemanë Zoo Palast 1, në kuadër të programit Panorama.
Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.
‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.
“Exil”-i poashtu sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi
Në një intervistë për RTV21, drejtori i Qendrës Kinematografike, Arben Zharku ka treguar se për ta ndjekur filmin nga afër ka interes shumë të madh, pasi që brenda 3 minutave janë shitur të gjitha biletat. Këtë sukses Zharku e krahason me shitjen e biletave për ndeshjet kur luan kombëtarja e Kosovës në futboll.