Sot u nda nga jeta/ Kush ishte Agim Doçi?

Agim Doçi lindi më 9 maj të vitit 1948.

Ai u arsimua në Shkodër deri në gjimnaz dhe më pas vazhdoi studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj.

Në vitet e fundit të ’80-ta ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë.

Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabrikën e letër-kartonit. Ai ishte i përfshirë në lëvizjet e dhjetorit të vitit 1990.

Doçi ishte autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marshi i UÇK-së”, “A vritet pafajësia”.

Ka botuar disa libra me poezi si “Hajde dru me pre”, “Rrëzuar mbi vetminë”, “Rituali i kryqëzimit”.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA POETI I NJOHUR, AGIM DOÇI