Sot u nda nga jeta/ Mesazhe prekëse nga miqtë për regjisorin e njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta sot në orët e para të mëngjesit në Austri, në moshën 77-vjeçare, regjisori Kristaq Mitro. Regjisori kishte shkuar pranë të bijave, për një ndërhyrje për probleme shëndetësore që kishte (një formë parkisoni), ku edhe në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka humbur jetën. Mitro pritet të përcillet me homazhe në Tiranë, pas rikthimit në vend.

Miqtë e tij kanë shprehur ngushëllimet.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara ! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve!”, shkruan kineasti Mevlan Shanaj.

“Një lajm i trishtë! Ndahet nga jeta një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare Kristaq Mitro! Ngushëllime familjes dhe të gjithë kineastëve shqiptarë që e kanë pasur mes tyre si një njeri të shquar”, shkruan Abaz Hoxha, kryeinxhinier në ish-Kinostudio.

Mitro, një nga regjisorët më të njohur të kineamtografisë shqiptare, ka punuar bashkë me regjisorin Ibrahim Muçaj në disa prej filmave më të mirë shqiptarë si: Dimri i fundit (1976), Nusja dhe shtetrrethimi (1978), Liri a vdekje (1979), etj.

Disa nga filmat e Krista Mitros:

Një djalë edhe një vajzë (1990)
Telefoni i një mëngjesi (1987)
Duaje emrin tënd (1984)
Apasionata (1983)
Njeriu i mirë (1982)
Në prag të lirisë (1981)
Liri a vdekje (1979)
Nusja dhe shtetrrethimi (1978)
Dimri i fundit (1976)
Tokë e përgjakur (1976)
Kur zbardhi një ditë (1971)./BW

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 77-VJEÇARE REGJISORI I NJOHUR, KRISTAQ MITRO