Aventurat dhe festivali në jug të Shqipërisë mbylli rrugëtimin edhe për këtë vit. Është rritur çdo edicion artikstikisht dhe pas pesë vitesh South Outdoor Festival ka pritur artistët më të mirë shqiptarë, por edhe ndërkombëtar si DJ i njohur Mahmut Orhan që në mbrëmjen e dytë ngriti peshë gjithë publikun.
Ashtu sikurse ishte njoftuar më herët mbyllja e edicionit të sivjetmë do të vinte me këngët e NANA-s, ose siç njihet ndryshe THE DARKMAN.
Artisti i shumë hiteve që i kanë mbijetuar tregut muzikor, ka performuar edhe i veshur kuq e zi me shqiponjën në gjoks.
Nuk është hera e parë që NANA mbërrin në Shqipëri për të gjithë dashmirësit e muzikës së tij, por për A2 CNN, pohon se çdo herë i pëlqen pritja ndaj dëshiron të rikthehet sërish. Ndonëse një artist që këngët iu bënë hite në vitet ’90, ai numëron edhe fansa të vegjël.
South Outdoor Festival nuk është vetëm një festival muzike, por një traditë që qeveria gjermane e ndërmori në jugun e Shqipërisë si një festival në emër të aventurave, sporti dhe natyrës në jugun e Shqipërisë.