Planet për të ndryshuar katedralen e Burgos në Spanjë me tre dyer të reja bronxi në 800-vjetorin e saj, kanë shkaktuar reagime të shumta.
UNESCO, OKB, shumë arkitektë të njohur dhe mijëra spanjollë kërkuan anulimin e projektit. Sipas asaj që është bërë e ditur ky projekt kushton rreth 1.2 milionë euro.
LEXO EDHE: Shqipëria e vitit 1988, vendi më i çuditshëm i Evropës
Nga ana e tyre autoritetet lokale e mbrojtën projektin. Ata thanë se projekti i dizajnuar nga artisti, Antonio Lopez, janë një vepër arti bashkëkohor. Sipas tyre dyert e tanishme prej druri janë të vjetra dhe nuk mund të riparohen.
Dyert tregojnë “Atin, Virgjëreshën Mari dhe Jezusin si një fëmijë të vogël”.
LEXO EDHE: “Notre-Dame”, katedralja do restaurohet sipas konceptit të shekullit XIX
Megjithatë mbi 31 mijë persona kanë nënshkruar një peticion. Duke i konsideruar dyert e reja si të shëmtuara. Dhe duke shtuar se trashëgimia po shkatërrohet dhe se duhet të ndalohet kjo gjë sa nuk është bërë vonë.
Katedralja u shpall Trashëgimi Botërore nga UNESCO më 31 tetor të vitit 1984. Dhe është simbol i të krishterëve spanjollë. Ky vend vizitohet nga shumë njerëz çdo vjet./rtklive