Avokati i njohur, Spartak Ngjela, vijon të komplimentojë vajzat e bukura shqiptare.
Pas komplimenteve publike ndaj moderatores Bora Zemani, avokat Ngjela ka zgjedhur sot t’i adresojë disa fjalë të bukura një vajze arbëreshe, duke e cilësuar atë si “një tip i veçantë i bukurisë së vajzës shqiptare”.
“Arbëreshe shumë e bukur. Në të vërtetë është një tip i veçantë i bukurisë së vajzës shqiptare, e fotografuar nga arbreshi Gjergj Lucito. Këtë e gjeni si tip vajze të bukur, në Tiranë…e kudo nëpër Shqipëri”, shkruan avokat Ngjela.
Kujtojmë se Spartak Ngjela, ishte angazhuar të komentoj tek moderatorja Bora Zemani.
Nën disa foto të saja, mes komenteve të shumta, ishte pikërisht ai i Ngjelës që ra në sy, e në të cilin shkruhej:
“Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”.
Bora nuk i është përgjigjur këtij komenti, megjithatë, të shumtë kanë qenë fansat e këngëtares që i kanë kthyer përgjigje avokatit Spartak Ngjela.
Mirëpo pak kohë më vonë Bora ishte e ftuar në “Top Arena”, ku tha se ka qenë një ndër komplimentet më të bukura që ka marrë ndonjëherë, ai nga Spartak Ngjela.
“Për komentin e avokatit unë në fakt nuk e dija vetë, e kam marrë vesh nga portalet.
“Kjo pasi ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja. Megjithatë avokatin e kam bërë follow në Instagram. Është një ndër komplimentet më të bukura që mua më kanë bërë ndonjëherë. Shumë faleminderit”, i tha moderatorja Ngjelës, i cili ishte gjithashtu në studio.
Spartak Ngjela ia ktheu përnjëherë, duke thënë:
“Ku e dija unë… Komplimenti zotëri është krijim, ju mendoni se është stisje për t’i prishur mendjen dikujt. Është krijim që të jep efekt një grua ose vajzë. Nuk është personal. Ma dha efektin, më pëlqeu dhe e shkrova”.
ObserverKult
Lexo edhe:
AMFITEATRI I DURRËSIT ME KONCESION? JA SI PËRGJIGJET MINISTRJA ELVA MARGARITI
“ÇMENDET” PRISHTINA. MANIFESTA TRANSFORMON HAPËSIRAT PUBLIKE