Historia e dashurisë së një gruaje sovjetike me një shqiptar në kohën e diktaturës është subjekti i veprës së autorit Ylljet Aliçka, e cila është vënë në skenë në Teatrit Eksperimental në Tiranë.
I ftuar në studion e Euronews Albania, shkrimtari Aliçka zbuloi përjetimet personale nga realizimi në teatër i veprës së tij.
Ai tha se edhe pse e kishte shkruar vetë “Lubën” u emocionua nga ajo që pa nga aktorët e rinj dhe të talentuar.
Aliçka tha se shfaqja përcolli emocion duke bërë që shumë spektatorë të shpërthenin në lotë gjatë shfaqjes.
“Spekatatorët u emocionuan dhe ky është funksioni i artit. Platforma më e privilegjuar për të referuar emocion është arti.
I prekte emocionet kjo pjesë, nga publiku kishte vërtetë emocione, kishte njerëz që qanin. Kishte goxha njerëz me lot, sidomos gratë.
Megjithëse e kam shkruar unë, kur e shikon në skenë të ngjall emocion.
Pjesa e të rinjëve, hynë në rolin e tyre për një realitet të panjohur dhe e bënë të tyren”, tha Aliçka.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALIÇKAJ, DABISHEVCI DHE RADULLOVIQ NË KALIMERËN E SIVJETME NË ULQIN
Për të 30-tën herë me radhë, qyteti i Ulqinit mblodhi këtë verë, poetët, kritikët dhe dashamirët e fjalës së shkruar.
Në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit u mbajt edicioni i 30-të jubilar i manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”.
Manifestimi i organizuar Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, zgjati tri net, nga 27 deri më 29 korrik.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult