Spiralja ilire, maska e praruar e lashtësive

Ky zbukurim i moçëm, gjendet ende te veshjet shqiptare.

Është pohuar nga Montelius, se civilizimi etrusk ishte një vazhdim i atij mikenas, arti i së cilit, ashtu siç e pamë, gëzonte zbukurimin e spirales.

Të tjerë, shohin një mbijetesë të vonë të kulturës mikenase te rajoni ilir, aty ku spiralja mbijetoi, – si në Glasinatz, transmeton ‘konica.al’.

Dhe, sër A. J. Evans ka theksuar ngjashmëritë e disa prej formave të artit të Hallstatt-it [shënim: kulturë ilire], me ato që karakterizojnë thesarin e shquar të arit të gjetur në Eginë, zbukurimet e të cilit tregojnë qartë se është i periudhës së vonë mikenase.

_________________
Fotografia: Maske ari ilire, e gjetur në Trebenishtë. Gjendet në Muzeun Kombëtar të Serbisë. Vihet re zbukurimi me spirale. I njëjti zbukurim gjendet edhe në jelekët shqiptarë dhe veshje të tjera popullore.

Titulli: An Introduction to the Study of Prehistoric Art
Autori: Ernest Albert Parkyn
Botues: Longmans, Green and Company, 1915

LEXO EDHE: “Frymerè”, maska me motive arbëreshe në muze- për t’i kujtuar brezave pandeminë