Spiridon Ilo, themeluesi i shoqërisë së parë diskografike me këngë shqip

Më 30 shtator të vitit 1876, u lind në Korçë, muzikanti e atdhetari i njohur shqiptar, Spiridon Ilo. Mërgoi që herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku krahas punës së përditshme, ndoqi dhe studimet e larta për muzikë.

Ai ishte shqiptari i parë, që ngriti një firmë për ndërtimin e pllakave të gramafonit dhe regjistroi shumë këngë patriotike dhe popullore shqiptare. Në vitin 1913 u largua nga Shqipëria dhe u kthye në Rumani.

Në vitin 1916 emigroi në New York, të Amerikës ku hapi një kafene të vogël. Spiridon Ilo themeloi shoqërinë e parë diskografike me këngë shqip, në vitin 1923.

Nën drejtimin e tij, diskografia luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare në vitet 1920-1940. Ilo kreu regjistrimin e parë të himnit kombëtar të Shqipërisë.

Në këtë regjistrim, me numër regjistrimi E-3948, himni u këndua nga Spiridon Ilo dhe tenori arbëresh, Gjuzeppe Mauro.

Në vitet `20 botoi e shpërndau kartolina me temë patriotike. Ka botuar komedinë “Vërtet ëndërr” si dhe përmbledhjen me këngë patriotike “Dëshirat e zemrës”.

Mbas disa vjetësh u rikthye në Rumani dhe në vitin 1926 u vendos përfundimisht në Korçë. Më 1 prill të vitit 1945 iu akordua pension si Patriot i Rilindjes Kombëtare.

Kallëpet e pllakave të gramafonit Spiridon Ilo i solli në Shqipëri dhe më 1946 ia dhuroi Komitetit Ekzekutiv. Vdiq në Korçë në vitin 1950.

Përgatiti T.K/ ObserverKult

———————————————————————————–

LEXO EDHE: Kujtim Laro, kompozitori i muzikës së filmave shqiptarë

Kujtim Laro (1947-2004) u lind në maj të vitit 1947 në qytetin e Vlorës. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1970 në Institutin e Lartë të Arteve, më vonë shërbeu si pedagog për shumë vjet në Akademinë e Arteve. Ka punuar edhe si drejtor artistik pranë Ansamblit të Ushtrisë. Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë.

Kompozitori Kujtim Laro ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë. Dhjetëra këngë festivalesh, etj.

Në kujtesën e shqiptarëve ai mbahet mend më së tepërmi si kompozitor filmash. Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të filmave të njohur, si “I teti në bronz”, “Në fillim të verës”. “Lulëkuqe mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “Nëntori i dytë”. “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”. “Partizani i vogël Velo”, “Fletë të bardha” etj.. Krijimi i tij i fundit ka qenë muzika e filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU