“Unë nuk do të vdes pa shëtitur në Uall Strit të Nju Jorkut”. Ishte kjo fjali që hedhësi i çekiçit, Murat Basha, ia tha në mirëbesim një shokut të tij, teksa pinin kafe, që bëri që Sigurimi i Shtetit t’i hapte atij dosjen dhe ta vendoste në përgjim.
“Fajkoi”, që siç thotë vetë Murat Basha, është ish-shoku i tij që e raportoi në strukturat e Sigurimit për atë që ndodhi në 19 dhjetor 1981 në kafe Rinia.
“Burimi njofton se duke pirë tek kafe “Rinia” ka qenë së bashku me XXXX dhe Murat Bashën, hedhës çekiçi në klubin 17 Nëntori dhe banues në lagjen nr 10. Në një moment Murati tha “Unë nuk do të vdes pa shëtitur në Uall Strit të Nju Jorkut”. XXXX i ndërhyri dhe nuk e lejoi të vazhdonte me bisedën. Dukej që kjo ishte një vazhdim i bisedave të mëparshme”, thuhet në raportin e hartuar nga “Fajkoi”.
Postimi i Murat Bashës:
Për miqtë, armiqt dhe dashamirët.
Një dokument i sigurimit shtetit, ku flitet për mu.
I kam ndejt përballë gjithmonë, komunizmit.
Prandaj jam i ashpër me ta edhe sot.
Sa keq, spiuni “Fajkoi” është një ish-mik…..
Nga komunistët dhe sigurimsat nuk pritsha të mira.
Spiunë, ju neveris, o plehra.
Sapo të vinë dokumentet plotësisht, do bëj gjithçka publike./ Balkanweb
ObserverKult
Lexo edhe:
E TORTURUAN MIZORISHT DERISA IA MORËN SHPIRTIN VETËM SE KUNDËRSHTOI ENVERIN, VARRI I TIJ NUK DIHET ENDE…
Intelektuali i njohur Riza Dani u ekzekutua më 7 shkurt 1948, pas një viti torturash çnjerëzore në qeli. Arrestimi i tij erdhi me urdhër të Enver Hoxhës, Nako Spirut, Hysni Kapos dhe Shefqet Peçit.
Dëshmitë rrëqethëse mbi torturat dhe letrat që ia dha mbesës para se ta ekzekutonin.
Është ndër emrat e njohur jo vetëm të qytetit të Shkodrës, por të mbarë Shqipërisë, pasi të gjithë veprimtarinë e tij Riza Dani e vuri në shërbim të vendit, deri në ditën kur në moshë të thyer, pas torturave çnjerëzore u ekzekutua, vetëm pse kundërshtoi Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen.
Më 2 dhjetorit 1945, u zgjodh deputet në Asamblenë Kushtetuese. Në parlamentin e ri ishte një nga drejtuesit e opozitës dhe një zë që kurrë nuk pranoi diktaturën komuniste, e cila menjëherë pas marrjes së pushtetit kishte nisur reprezaljen dhe dhunën masive.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult