“Squid Game” është filmi me 9 seri që ka “pushtuar” botën së fundmi dhe i gjithë interneti po flet vetëm për të.
Vetëm më pak se 1 javë që të hidhej në Netflix, seriali rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me një shikueshmëri ‘të frikshme’.
Por si arriti filmi të bëhej kaq i famshëm? Regjisori korean Hwang dong-hyuk tha se e kishte shkruar filmin në vitin 2008.
“E shkruajta filmin në vitin 2008, por asnjë studio kinematografike nuk ma pranonte, sepse e mendonin si të dështuar.
Doja shumë të vihej në jetë në atë kohë, pasi më duheshin edhe paratë. Nuk kisha më para, m’u desh të shisja laptopin 600 dollarë që të mbaja veten.
Kjo që po përjetoj është një ëndërr. Seriali im mban vendin e parë në 90 vende të botës dhe së shpejti do jetë seriali më i shikuar në historinë e Netflix,” tha regjisori.
———————————————————————————————
LEXO EDHE: Çka flet Squid Game, seriali më i famshëm i momentit
Squid Game, seriali më i famshëm i momentit nga Netflix, pritet të kalojë shumë shpejt edhe popullaritetin e Bridegerton. Dramë, horror dhe thriller i dhunshëm mbijetese.. në parqe lojrash për fëmijë.
Seriali hapet me përshkrimin e një loje fëmijësh tepër të përhapur në Kore. Vijon me pasqyrimin e jetesës së veshtirë financiare të disa individëve, të cilëve u ofrohet nga një i panjohur pjesëmarrja në një lojë . Aty mund të fitohen shuma marramendëse parash. Loja misterioze tërheq 456 persona. Ata kanë një të përbashkët: borxhe dhe vështirësi ekonomike. Rrezikojnë edhe jetët e tyre për të fituar çimin prej 38.7 milion dollarësh.
Por, çfarë e bën tërheqëse Squid Game?
456 lojtarët, dërgohen në mënyrë të pavetëdijshme në një ishull të shkretë. Sendet personale u merren të gjitha. Ata zgjohen për ta parë veten në një sallë të madhe me shtretër. Janë të veshur të gjithë në një uniformë, duke mbajtur secili një numër përkatës. Një grup njerëzish të maskuar nga koka tek këmbët, hyjnë në sallë për t’i njohur me rregullat e lojës. Ata i informojnë se dinë çdo gjë për secilin prej tyre.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU