Stallone i bën sërish bashkë shokët, së shpejti pjesa e katërt e “Mercenarëve”

Thënie nga Sylvester Stallone

Pas 10 vitesh nga filmi i fundit, saga e “Mercenarëve” do të kthehet në kinema. Në shtator, Sylvester Stallone do të bëjë bashkë shokët e tij të aksionit për filmin e katërt të kësaj sage, ku do të jenë protagonistë edhe Jason Statham, Andy Garcia dhe 50 Cent.

Kasti plotësohet nga Megan Fox, Tony Jaa, Iko Uwais, Randy Couture dhe Dolph Lundgren. Filmi ka regjinë e Scott Waugh.

Studioja Lionsgate e përshkruan kështu filmin: “Një brez i ri yjesh i bashkohet yjeve të aksionit në këtë aventurë mbushur me adrenalinë.

Të armatosur me çdo armë që munden, Mercenarët janë linja e fundit e mbrojtjes së planetit dhe ekipi që thirret kur mundësitë e tjera nuk janë zgjidhje”./a2news

ObserverKult


Lexo edhe:

E KALUARA RRËQETHËSE E STALLONES: NGA NJË I PASTREHË TEK YLL I HOLLYWOODIT

Prindërit e tij ziheshin shumë shpesh, aq sa e neglizhonin të birin vazhdimisht. Gjendja u rëndua aq shumë, saqë ai përfundoi në shtëpi birësimi.

Në fëmijërinë e tij, mjekët u detyruan t’i prisnin një nerv, duke bërë që Sylvester Stallone-n të kalonte në një paralizë parciale dhe të mos i shqiptonte mirë fjalët.

Teksa rritej, ai nuk po arrinte rezultate të mira në shkollë. Këtë fakt e tregon më së miri përjashtimi nga 14 gjimnaze të ndryshme.

Në vitet ’70, ai u zhvendos në New York për të ndjekur ëndrrën e tij. Të bëhej një aktor i njohur.

Roje në një teatër dhe si sanitar në një kopsht zoologjik

Iu desh të punonte si një roje në një teatër dhe si sanitar në një kopsht zoologjik. Në tri javët e para në New York, ai mbeti pa lekë dhe iu desh të flinte në një stacion autobusi.

Një ditë, ai pa një ndeshje boksi që e frymëzoi të shkruante mbi historinë e rënies dhe triumfit të një boksieri. Atë ditë kaloi 20 orë duke lënë mënjanë edhe gjumin. Kjo vetëm që ta përfundonte punën e tij.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult