Nga Daut Dauti
Libri udhëpërshkrues ‘Stambolli’ (Constantinople), i botuar më 1877, nga autori italian, Edmondo De Amicis, është ndër veprat më të lexuara të këtij lloji.
De Amicis në Itali njihet më shumë për shkak të një libri tjetër, të quajtur ‘Cuore’ (Zemra), që janë shënime të një djaloshi, vepër që ka ndikuar në ndërtimin kulturor e letrar të rinisë italiane.
Libri ‘Stambolli’ është i veçantë edhe për shkak se parathënien e botimit (kush e di për të satën herë) në anglisht në vitin 2005, e ka shkruar Umberto Eco.
Në këtë parathënie, Eco, duke e shqyrtuar librin, e vë në përdorim semantikën. Eco i numëron udhëpërshkruesit para De Amicisit, që e kanë vizituar Stambollin. Jo vetëm shkrimtarët, por edhe piktorët.
Stambolli në mendjen e intelektualit evropian gjithmonë ka zënë vend të rëndësishëm. Që nga koha e Bellinit (në shek. XV kur qëndroi disa vite në Stamboll), sidomos gjatë shek. XVIII dhe XIX, ky qytet ishte popullarizuar aq shumë, sa që disa piktorë, edhe pse nuk e vizitonin, por nga etja për ekzotikën dhe Lindjen, e pikturonin në mënyrë të imagjinuar.
Mahnitja me Stambollin nuk ka qenë vetëm pamja nga jashtë, por edhe brendia që kanë krijuar gjithë ato etni apo kombe me shumë religjione, që kanë jetuar e gjallëruar në paqe në këtë qytet. Gjithë ato gjuhë dhe veshje të ndryshme, të shqiptarëve, grekëve, turqve, armenëve, arabëve, ballkanasve, kaukazëve, etj., që krijonin pamje kolorite dhe që qyteti i mbante në gjirin e vet pa ndonjë problem.
Eco i krahason dhe i spjegon fjalët dhe shprehjet figurative që janë përdorur në përshkrimin e Stambollit. Poashtu, edhe ndjenjat e autorëve në momentet kur në sipërfaqe dhe para syve të tyre janë shfaqur minaret, kullat, kupolat, ndërtesat publike, kiosqet, shtëpitë dhe labirinthet e rrugëve të këtij qyteti legjendar.
Si u janë dukur këto gjëra dhe cilat kanë qenë ndjenjat që janë shënuar në letër apo pëlhurë? Pastaj, Eco i krahason këto përshtypje me të tijat kur e kishte vizituar këtë qytet.
Momentet e pamjeve të para të Stambollit kanë krijuar pothuaj zhanër të veçantë shkrimi pasi që të gjithë merren me këtë mahnitje, sa që krijohet edhe një imazh i veçantë fotografik dhe filmik.
Eco i ndanë qytetet në dy grupe. Në grupin e pare bëjnë pjesë qytetet që nga jashtë nuk kanë pamje, siç janë Parisi e Londra, kurse në të dytin bëjnë pjesë qytetet që kanë pamje sikur Stambolli dhe Nju Jorku. Pamja nga jashtë është shumë e rëndësishme, sidomos nëse është e bukur.
Për ta shpjeguar madhështinë e Stambollit, Eco e sjell tregimin e Borgesit (Tregimi i luftëtarit dhe i burgosuri). Këtu bëhet fjalë për një barbar i quajtur Droctulft, i cili me luftëtarët e fisit të tij mbërrinë para mureve të Ravenës për ta okupuar dhe shkatërruar. Droctulft vjen nga malet dhe është i egër, por inteligjent. Kur e sheh qytetin dhe sa më shumë që i afrohet, aq më shumë mahnitet. Prandaj, vendosë që të vdesë duke e mbrojtur. Dmth pamja e qytetit e shndërron nga okupues në mbrojtës. Eco bënë me dije se këtë efekt e krijon edhe Stambolli.
Kur Eco e viziton Stambollin, duke e patur parasysh librin e De Amicis, shkruan:
“Kur hipa në maje të kullës së Gallatës, disa orë pasi mbërrina, e pashë qytetin në mbrëmje. Kur iu afrova, duke vozitur gjatë bregut të Bosforit, madje edhe duke e vështruar nga urat ku kalohet në Bririn e Artë, ndjeva diçka që e kishte ndjerë edhe De Amicis.
Megjithatë, përshkrimet e udhëtarëve për qytetet mund të ndihmojnë deri në një masë. Unë vërtetë nuk mund të pretendoj se duke ecur mbi Urën e Gallatës kam parë atë që e kishte parë De Amicis: dy lumenj të pafund të njerëzve duke ecur në drejtime të kundërta që nga agu e deri në muzg … Vërtetë De Amicis i ka parë gjithë këta njerëz, të gjithë së bashku, apo ndoshta i ka menduar për të krijuar kolazh të pamjeve të ndryshme e në vende të ndryshme? Sidoqoftë, më duhet t’i lë anash shënimet e tjerëve për Stambollin dhe të zbuloj se këtë qytet mund ta quaj si timin”.
ObserverKult
Lexo edhe:
DAUT DAUTI: NE VERIORËT TIRANËS IA NDJEJMË ERËN E MEDITERANIT!
Nga: Daut Dauti
Aeroplani me të cilin udhëtova nga Londra për Tiranë ishte plot me të huaj. Për herë të parë më ka ndodhur që të udhëtoj për Shqipëri me aeroplan në të cilin udhëtarët shqiptarë janë minoritet i pavërejtur. Edhe pse muaji është tetor, turistët nuk kanë të ndalur.
Duke e pritur aeroplanin një grua afër meje fliste maqedonisht. Ishte pa dyshim maqedone se këtë gjuhë e fliste si amtare. Kur e ndali telefonin dhe duke e futur në çantë, i cingërroi dhe kur e hapi ia krisi shqip:’O shpirt, isha duke folur me babin… Mirë oj zemër”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
DRITËRO AGOLLI: KËNGA E POETIT PARA VDEKJES
Poezi nga Dritëro Agolli
Unë po vdes dhe toka mbledh shi.
Dikur ëndërroja të isha i madh.
Ah, gjepura! Sikur ta nisja rrugën tani,
Do shëmbja çdo mur e çdo gardh.
I mekur mes jush me veten po flas,
Vdekja përtypet dhe ha ananas…
Ta nisja rrugën tani kur po vdes,
Tani kur mbi veten vështroj një qiri
Tek falet, tek zbehet e feks,
Mes jush do kishit vërtet një gjeni.
I mekur marr frymë, qiriri vjen pas,
Vdekja mbllaçitet dhe ha ananas!…
Poezinë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult