Tashmë janë publikuar pamjet e para të filmit biografik të ikonës së muzikës David Bowie.
Filmi me titull “Stadust” e sjell historinë e Bowiet, i personifikuar në film nga Johnny Flynn, në udhëtimin e tij të parë në Amerikë, në vitin 1971, vizitë kjo e cila thuhet se e ka inspiruar në krijimin e personalitetit të njohur si Ziggy Stardust.
Klipin e parë të filmit e ka publikuar portali “Variety” dhe në të e shohim Bowien duke i ndarë brengat rreth albumit të tij me publicistin Ron Oberman, i cili në film portretizohet nga aktori Marc Maron.
Në filmin “Stardust” luan edhe aktorja e njohur e filmave “The Hunger Games”, Jena Malone, e cila e portretizon gruan e parë të muzikantit, Angie. Regjinë e këtij projekti biografik e ka bërë regjisori i shpërblyer me çmim “Emmy”, Gabriel Range, ndërsa skenari është punuar nga Christopher Bell.
Familja e Bowie e kishte distancuar veten tërësisht nga ky film. Djali i tij regjisor, Duncan Jones, e kishte konfirmuar se nuk e kanë autorizuar realizimin e filmit “Stardust”, dhe muzika e babait të tij nuk do të përfshihej në këtë projekt.
Filmi ishte planifikuar të lansohej në kuadër të festivalit të filmit “Tribeca”, por kjo ngjarje është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavisurit. Prandaj “Stardust” do të transmetohet përmes një portali online, ndërsa nëpër kinema do të filllojë së shfaquri në fund të këtij viti.