Një statujë e rrallë e perandorit romak, Hadrian, zbulohet në qytetin perëndimor të Turqisë, Aydin, raporton agjencia shtetërore të lajmeve AA.
“Skulptura që daton nga shekulli II pas Krishtit, e lartë dy metra e gjysmë, u gjet në gjashtë pjesë, në një gërmim në qytetin antik, Alabanda”, – tha drejtori i sitit, Ali Yalcin Tavukcu.
“Statuja është një nga shumë pak shembujt, në botë. Ndaj, jemi shumë të lumtur që kemi gjetur një të tillë edhe këtu”.
“Gërmimet vazhdojnë, për të tjera zbulime befasuese, si pllaka ose mbishkrime që hedhin dritë mbi epokën”, – shtoi, Tavukcu.
Statuja, që besohet të jetë realizuar gjatë një vizite, në mbretërimin e Publius Aelius Traianus Hadrianus, pritet të shfaqet në muzeun ”Aydin”, sapo të ketë përfunduar restaurimi.