Statuja e një astronauti në kishën e viteve 1500 në Spanjë, si është e mundur?

Adhuruesit e misterit dhe teorive të konspiracionit janë gjithmonë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku gjithnjë e më shumë paraqesin prova të “udhëtimit në kohë” dhe situatave të tjera të pamundura.

Pas “vajzës me celular” të përjetësuar në një kanavacë të shekullit të 19-të dhe dinosaurëve të pranishëm në një pikturë të shekullit të 17-të (edhe pse zbulimi i tyre daton dy shekuj më vonë), një klasik i mrekullueshëm i këtij lloji misteri është rikthyer së fundmi në modë.

Bëhet fjalë për astronautin e Salamankës në Spanjë.

Nëse ju ndodh që të vizitoni Katedralen Nueva në Salamanca të Spanjës, mund të habiteni të vëzhgoni, midis dekoreve gotike të Puerta de Ramos (në njërën anë të ndërtesës), praninë e statujës së një astronauti të plotë; me helmetë, kostum presioni dhe tub oksigjeni.

Por si ka mundësi që në vitin 1500, kur u ndërtua katedralja, dikush mund të imagjinonte me kaq saktësi pajisjet e nevojshme për një udhëtim në hapësirë? Apo ishte kjo ndoshta për shkak të ndonjë dore “aliene”, e pranishme në planetin tonë në atë kohë, e cila donte të na tregonte një pamje paraprake të teknologjive që ne do t’i dinim vetëm shekuj më vonë?

Nuk mungojnë përkrahësit e kësaj hipoteze, sipas së cilës ai astronaut i skalitur mes dekoreve të Katedrales Nueva të Salamankës është prova më e fundit dhe më pak e njohur se në të kaluarën Toka është vizituar disa herë nga qenie nga hapësira.

Këto janë padyshim hipoteza magjepsëse, por fatkeqësisht edhe në këtë rast ka një shpjegim shumë të thjeshtë.

Statuja e Salamankës me të vërtetë përfaqëson një astronaut të ditëve moderne, por ajo nuk ka të bëjë fare me dekorimet origjinale të katedrales.

Kur filloi restaurimi i Puerta de Ramos në vitet 1980, u vendos që gjithashtu të liheshin të ngulitura në gur disa kujtime të shekullit tonë.

Kështu, aty ku dekorimet e pasura të shekullit të 16-të kishin humbur në mënyrë të pariparueshme, u vendos që të futeshin figura të tjera domethënëse, si rrëqebulli iberik, në rrezik zhdukjeje, lejleku, dhe një astronaut i vërtetë, si një simbol i epokës moderne të hapësirës. /a2news.com

ObserverKult


sabri hamiti nanës

Lexo edhe:

SABRI HAMITI: PSE DUHET TË FSHEHET DASHURIA?

Nga Sabri Hamiti

Pse duhet të fshehet dashuria?
Ngase nuk i qëndron forcës së urrejtjes,
Apo pse stuhia do ta herrë malin,
Apo pse vetëtima do të korrë kreshtat?
Ti je mbretëresha ime nuk je shërbëtore
Qoftë e dashurisë verbuese në pikë dite.
Nëse unë do të shkoj në hapësira tjera,
Kush thotë se do të lirohem nga kujtimet,
Nga ndjekjet e liga që nuk lodhen kurrë.
Mos duhet të vdes në uri e në vetmi
Për të provuar që po shkoj ka fundi,
Fundi le të jetë nisje për shpëtim
Të shpirtit nëse ka diçka të paprekur.
O Engjëll më liro nga vetja e robëria
E mjerë që s’më le të vdes përnjëherë
Po të dergjem si një cung në pranverë.
Jo more vdekja është shpëtimi im
Pastaj do të lindem në kujtime tjera,
Ëndrrat do të jenë vetëm të fëmijëve
Që botën e shohin diçka që do të vijë
Si një balon që fluturon hapësirat
Derisa të shpërthejë në një therrë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult